Enter your keyword

 Akademia Rajonale për Demokraci


RAD logo
http://www.radwb.eu/

Shkolla e lidershipit Demokratik, në bashkëpunim me shtetet rajonale të Rrjetit të Shkollave për Studime Politike, kohët e fundit ka lansuar projektin “Akademia Rajonale për Demokraci- RAD/ARD.”

Akademia Rajonale për Demokraci (RAD/ARD) është një nismë e re e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës në kuadër të shteteve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të kontribuojë në ndërtimin e një kulture të re politike dhe një elite të re politike në rajon.

  • Anëtarët e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të cilët marrin pjesë në këtë projekt janë:
  • Fondi i Beogradit për Ekselencë Politike; Serbia (si agjension udhëheqës)
  • Akademia për Zhvillim Politik përmes OJQ-së DOOR; Kroacia
  • Shkolla e qeverisjes demokratike; Mali i Zi
  • Shkolla për studime politike; Shqipëri
  • Qendra për Hulumtim dhe krijim të Politikave; Maqedoni
  • Shkolla e Studimeve Politike e Bosnjës dhe Hercegovinës; B dhe H

Qëllimi i Akademisë është krijimi i një hapësirë të re për të mësuar përmes shkëmbimit të përvojave, gjë që do t’u mundësojë vendim-marrësve në rajon të trajtojnë problemet më të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria e tyre dhe të diskutojnë rreth tyre. Dëshira kryesore është që të ndikohet mbi individë – figura të fuqishme politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt përforcimit të proceseve aktuale demokratike, fuqizimit të standardeve të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave dhe ngritjes së tyre mbi interesat kombëtare dhe politike në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit në Ballkan.

Akademia Rajonale për Demokraci u përkushtohet kryesisht liderëve ekzistues të cilët në të ardhmen e afërt do të jenë pjesë e elitës politike të nivelit më të lartë. Kjo është akademi e cila në një vend do të grumbullojë gjeneratat e reja dhe të ardhshme të liderëve politikë nga hapsira e Ballkanit Perëndimor me një objektiv të qartë dhe sfidues që të sigurohen kushte më të mira për bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Duke njohur ngarkesën e madhe të luftërave disa-vjeçare, shpërbërjes së shtetit të përbashkët, të cilat rajoni i mbart mbi kurrizin e vet dhe sidomos udhëheqësit politikë, misioni i Akademisë sonë është:

Rritja e njohurive e mbi 150 udhëheqësve rajonalë mbi sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, reformën e sektorit të sigurisë dhe gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore.

Lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimit të përvojave, problemeve që përçajnë shoqëritë tona, ndërmjet vendimmarrësve, kolegëve nga rajoni dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
Përmirësimin e komunikimit dhe besimit ndërmjet liderëve politikë dhe të besimit të qytetarëve te ta, si dhe zhvillimin dhe krijimin e konsensusit politik, kur është fjala për bashkëpunimin rajonal në fusha kritike për qëndrueshmërinë e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Akademia Rajonale për Demokraci do të përbëhet nga një cikël 3 vjeçar të dedikuar për tema dhe fusha të ndryshme:
Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë- viti 2013.
Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave-2014.
Ndërtimin e institucioneve demokratike – viti 2015.

Çdo vit Akademinë do ta ndjekin 50 pjesëmarrës, të rinj, figura udhëheqëse në politikë të cilët tashmë kanë poste të rëndësishme në nivel shtetëror apo brenda partisë së tyre politike, gjejësisht individë prej të cilëve pritet të bëhen gjenerata e ardhshme e udhëheqësve kryesorë politik në shtetet e tyre gjegjëse.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.