Rrjeti
Vëmendje e posaçme në punën e Shkollës i kushtohet rrjetëzimit. Shkolla është pjesë e rrjetit të “Shkollës së studimeve politike” në Evropën Lindore, e cila vepron nën patronatin e Këshillit të Evropës, me qëllim të promovimit të vlerave evropiane përmes kontributit aktiv në krijimin e gjeneratës së liderëve të rinj në rajon. Shkollat në rajon janë ngritur në bazë të modelit të Shkollës për studime politike të Moskës, e cila është themeluar në vitin 1992, kurse aktualisht rrjeti përshin 18 Shkolla. Puna e Shkollave mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Politike (DGAP) e Këshillit të Evropës, funksioni i së cilës është të koordinojë aktivitetet e shkollës, të avancojë shkëmbimin e përvojave dhe të këshillojë Shkollat me rastin e zgjedhjes së ligjëruesve dhe temave.
Gjatë vitit 2003 drejtorët e shkollave kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi të bazuar mbi këto parime: harmonizimin e programit; shkëmbimin e ekspertëve dhe vijuesve të shkollave; sesioneve të përbashkëta për vijues të shkollave të ndryshme dhe theksimit të dimensionit evropian.
Për më tepër mund të vizitoni: www.schoolsofpoliticalstudies.eu
Kontaktet: [email protected]