Shkolla e Studimeve Politike
Për 15 vjet, Shkolla e Menaxhimit Demokratik në Mal të Zi ka rrjetëzuar politikanët, zyrtarët publikë, gazetarët, OJQ-të dhe aktivistët e sindikatave, si dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare përmes programeve arsimore duke u fokusuar në aftësitë praktike të rëndësishme për punën e tyre në shoqërinë malazeze.
Që nga fillimi, shkolla vepron në kuadër të Rrjetit Evropian të Shkollës së Studimeve Politike, nën kujdesin e Këshillit të Evropës. Në mënyrë që të përafrojmë më tej me rrjetin, të prezantojmë cilësi të re dhe të theksojmë karakterin pan-evropian, kemi vendosur të ndryshojmë emrin dhe t’i përmbahemi qëllimit dhe misionit, si dhe emrit të rrjetit të të cilit jemi anëtarë. Prandaj, u mor vendimi për të ndryshuar emrin e platformës tonë në: Shkolla e Studimeve Politike.
Stafi dhe Këshilli Akademik i Shkollës, programi dhe metodologjia e punës do të mbeten të njëjta.
Në këtë drejtim, ky dhe viti i ardhshëm 2019 do të jenë të dedikuara për të punuar me alumnistët me fokus në detyrimet nga kapitujt e negociatave 23 dhe 24, me qëllim që të përdoret rrjeti për të përmirësuar pozicionin e Malit të Zi në proceset e ardhshme dhe për të forcuar dialogun publik.