Enter your keyword

Mbi Shkolën


Shkolla e menaxhimit demokratik ka filluar punën në vitin 2002, si iniciativë e cila ka për qëllim që të gjithë bartësit e ndryshimeve në shoqëri, aktivitetet dhe vendimet e të cilëve kanë ndikim në një numër të madh personash, të njihen me temat dhe të përvetësojnë vlerat e domosdoshme për punën e tyre, me qëllim që ta kryejnë atë në mënyrë sa më efikase dhe kualitative.

Administratorë i Shkollës është Aleanca Qytetare (www.gamn.org)

Shkolla e menaxhimit demokratik është formuar si platformë me qëllim që t’u ndihmojë atyre të cilët marrin vendime, që të fitojnë dituri praktike dhe teorike si dhe teknika të cilat do i mundësojnë pjesmarrësve angazhim më profesional, efikas dhe modern në punën që e bejnë.

Ideja e organizatorëve është që të krijojë një elitë politike në Mal të Zi, aktivistë politikë dhe sociale kompetentë, efektive të cilët janë në gjendje të miratojnë dhe shërbejnë lloje të ndryshme të njohurive, fakteve, të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë autonome, të kuptojnë vlerat thelbësore në të cilat bazohet idea dhe praktika e ndërtimit të një shoqërie demokratike si dhe vlerat e integrimit evropian.

Idetë e reformave, punës së suksesshme partiake dhe integrimeve evropiane, janë tre motivet bazë për organizimin e Shkollës. Pra, dëshira është që të jepet kontributi në drejtim të ndërtimit të elitës së re politike, pa të cilën nuk ka reforma demokratike dhe transformim të shoqërisë malazeze. Promovimi i ekuilibrimit të përbashkët të limiteve dhe mundësitë e procesit të tranzicionit në Mal të Zi, organizimi kualitativ i partive dhe vendit tonë në Evropën e re të zgjeruar, ambienti i rregulluar për jetesë të të gjithë qytetarëve të tij, përbëjnë misionin e përbashkët të Shkollës.