Liria vs Kontrolla- Forumi i katërt botërorë i demokracisë
„Liria vs Kontrolla: në kërkim të përgjigjes demokratike” është tema e Forumit të sivjetshëm botërorë të demokracisë, i katërti me rrallë i cili do të mbahet në Strazburg prej me 18 deri me 20 nëntorë.
Këtë aktivitet e organizon Këshilli Evropian me mbështetjen e qeverisë franceze dhe qytetit të Strazburgut. Në Forum do të jenë të pranishëm rreth 1500 pjesëmarrës, liderë politikë dhe përfaqësues të sektorit civil, të medijave dhe të rinjë nga 100 shtete të botës.
Në këtë forum do të marin pjesë edhe Shkollat e Studimeve Politike të Këshillit Evropian, në mes të cilave edhe Shkolla e Menaxhimit Demokratik nga Mali i Zi. SHMP-në në këtë Forum do ta përfaqësojnë 21 pjesëmarrës ndër të cilët edhe deputetët e parlamentit malazez, funkcioner të lartë partiak si dhe përfaqësues të sektorit civil.
Më shumë informata mbi Forumin dhe programin mund të gjeni në: http://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy/home.