Fillon faza e tretë e projektit për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë dhe EE në Mal të Zi
Gjatë periudhës nga 09-10 shtatori, në Shkup, do të mbahet ‘kick off event’ i fazës së tretë të projektit “Dialogu Publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mbi efikasitetin e energjisë në Mal të Zi”.
Shtatë shkollat e studimeve politike të rajonit me sukses kanë zhvilluar dialog mbi këtë temë, me grupe të ndryshme, kurse evenimenti në Shkup, ku do të marrin pjesë drejtorët e shkollave për Studime Politike nga Ballkani, përfaqësues të GIZ dhe DBU, do të hapin zyrtarisht fazën e tretë të këtij projekt.
Projekti finansohet nga Fondi i Hapur rajonal i GIZ për Efiçiencë të Energjisë dhe DBU (Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin) dhe do të fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve të shoqërisë civile për të zhvillur një dialog adekuat mbi këtë temë, por edhe në monitorimin e punës së institucioneve përkatëse përmes një shumëllojshmëri të mekanizmave për monitorimin dhe organizimin e seancave konsultative parlamentare në bashkëpunim me Kuvendin e Malit të Zi.