Konferenca e tretë mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë
Shkolla e Menaxhimit Demokratik në bashkpunim me organizatat partnere organizon konferencën e tretë rajonale “Energjia. Zhvillimi. Demokracia: Si mundet dialogu politik të siguroi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mbrojtjen e klimës në Evropën Jugloindore”. Konferenca do të mbahet me 29 dhe 30 shtator 2015 në Podgoricë, në hotelin Ramada.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësuesit e Parlamenteve të shteteve nga rajoni, pushteti ekzekutiv, liderët e organizatave të sektorit civil dhe ekspert nga lamia e energjisë.
Konferenën do ta hap Ambasadorja gjermane në Mal të Zi znj. Gudrun Steinacker, tim-lideri i Fondit te Hapur Rajonal të Evropës Juglindore për efikasitetin energjetik të GIZ-it, z. Johannes Elle, drejtori i SHMP-së dhe kryetari i Aleancës Qytetare z. Boris Raoniq, zëvëndësi i Sekretarit gjeneral të Këshillit Rajonal për bashkëpunim z. Gazmend Turdiu, kryetari i Dhomës Ekonomike të Malit të Zi z. Vellimir Mijushkoviq, ndërsa ligjëratën hyrëse do ta mbaj drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike z. Janez Kopaç. Në konferencë do të dorëzohet edhe „çmimi ƞ (ETA)” me të cilin shpërblehen personat të cilit eksponimin publik e përdorin për të promovuar efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Qëllimi i konferencë është shkëmbimi i inaformatave dhe ideave, përmirësimi i kuptimit të dinamikës dhe qëllimeve të BE-së si dhe energjisë së qëndrueshme globale, por edhe sfidave specifike për shtetet e Evropës Juglindore, si dhe të shkëmbimi i shembujve të krijimit dhe zbatimit të politikave të suksesshëme, të cilat do të ndihmojnë përgaditjen e rajonit për integrimin e plotë në hapsirën energjietike të Evropës. Konferenca është pjesë e iniciativës rajonale “Dialogu publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në Evropën Juglindore” të cilin e udhëheq Rrjeti i Shkollave të studimeve politike të Evrpës Juglindore (e cila funkcionon nën patronazhin e Këshillit Evropian), me përkrahjen e organizatës gjermane për bashkpunim ndërkombëtarë- GIZ dhe Fondacionit federal gjerman për mjedisin jetësor- DBU.
Përkrahjen shtesë për mbajtjen e konferencës e sigurojnë edhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), South East Europe Association nga Mynihu, Sekretariati i Bashkimit Energjetik (EnC) dhe Dhoma Ekonomike e Malit të Zi. Një segment i posaçëm i ditës së dytë të konferencës do ti përkushtohet takmit të anëtarëve të Parlamenteve me përfaqësuesit e Bashkimit Energjetik dhe Këshillit Rajonal për Bashkpunim.
Versioni i punës të konferencës mund të shkarkohet KËTU.