Forumi i III i Lidershipit Demokratik
Forumi Alumnist i Shkollës së Lidershipit Demokratik do të mbahet me 22 shkurt në hotelin “Podgorica”, në Podgoricë, në ora 13:00.
Forumi do të sjellë së bashku më shumë se 100 pjesëmarrës, alumnistë të Shkollës nga 14 gjeneratat e kaluara. Kjo ngjarje do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Thorbjørn Jagland, i cili do të flasë për sfidat aktuale të demokracisë në Evropë. Pas fjalës hyrëse do të mbahet një panel në të cilin alumnistët do të kenë mundësi për të bërë pyetje dhe për të biseduar me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave që veprojnë në Mal të Zi, ndërsa paneli i fundit do të jetë i përkushtuar intervistës me persona të njohur lokal (jo politik). Në fund të Forumit do të paraqitën përfundimet dhe rekomandimet që do të rezultojnë nga ky takim dhe nga diskutimet e vendimmarrësve në nivele të ndryshme.
Forumi i Lidershipit Demokratik është një mundësi e madhe për formimin e rrjetit të alumnistëve, pasi që në rrjetin tonë gjinden rreth 300, dhe gjithashtu ofron mundësinë e fillimit të formave të reja të bashkëpunimit mes tyre.