Alumni seminar mbi sfidat në procesin e integrimit në BE
Në periudhën nga 15 deri me 18 dhjetor Shkolla e Lidershipit Demokratik do të organizojë një alumni seminar bilateral mbi “Sfidat e evropianizimit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi”.
Seminari do të mbahet në Jahorinë dhe të realizohet në bashkëpunim me Shkollën e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës në Bosnje dhe Hercegovinë. Pjesëmarrësit e seminarit do të jenë deputetë dhe zyrtarë të lartë të partive, alumnist të dy shkollave. Temat që do të mbulohen në këtë seminar janë: historia dhe ideja e një Evrope të bashkuar, vlerat evropiane dhe procesi i negociatave, interesi për integrim, sfidat e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, kontrolli i buxhetit parlamentar, sfidat e decentralizimit dhe shumë tema të tjera.
Një program i detajuar i seminarit mund të shihet KËTU.