Delegacioni i Malit të Zi në vizitën studimore në Berlin
Nga data 6 deri me 9 qershor delegacioni malazes i përbërë nga një deputet i pavarur i Parlamentit të Malit të Zi, z Aleksandar Damjanoviq dhe përfaqësueses të Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet Tijana Knezheviq morën pjesë në një vizitë studimore në Berlin.Aktiviteti është pjesë e projektit rajonal “Dialogu Publik për përdorimin efikas të energjisë në Evropës Juglindore” të zbatuar nga gjashtë shkolla politike të Këshillit të Evropës (Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina) me mbështetjen e vazhdueshme të Fondit Rajonal të Hapur GIZ për Efiçiencën e Energjisë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Gjatë një vizite në Bundestag dhe Bundesrat, anëtarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor u takuan me Kryetarin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me vendet e EJL-së të Bundestagut, Josip Juratoviq dhe me përfaqësues parlamentar të grupit të Evropës Lindore të Bundestagut dhe i grupit parlamentar të Gjelbër.
Pjesëmarrësit e vizitës studimore, u takuan me përfaqësuesit organizatave jo-fitimprurëse “think tank”, të cilat janë aktive në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të energjisë, të tilla si Grupi për Kontrollin e Energjisë (EGW) dhe Agora Energiewende dhe kampusin EUREF, puna e të cilit promovon zbatimin e tranzicionit të energjisë. Një nga mesazhet kryesore që mund të dëgjohet gjatë kësaj vizite është se vendet e rajonit duhet të ndryshojnë dhe të zbatojnë së bashku politikat energjetike.