Enter your keyword

Participants

Participants

Forumi i menaxhimit demokratike

• Është konceptuar si një kornizë për përgatitje praktike, rritje të nivelit të njohurive rreth aftësive kyçe politike, çështjeve më të rëndësishme dhe problemeve të procesit të reformave në kuadër të integrimeve evropiane dhe transatlantike të Malit të Zi.
• me idenë e krijimit të një platforme për lidhje ndërsektorale,
• marrë parasysh se gjatë tetë viteve të fundit shkolla ka kaluar nëpër ndryshime të brendshme, të cilat ndoqën dinamikën dhe shtrirjen e reformave në vend, kurse që nga viti 2006., SHMD u bë anëtare e rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, duke rritur kështu cilësinë e programeve të tyre në nivel më të lartë, nëpërmjet ndërveprimit me Këshillin e Evropës, si dhe shkollave si-motra në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Lindore,
• Nisur nga përmbajtjet programore që përfshjnë temat më të rëndësishme të tranzicionit, duke u ofruar studentëve të saj perspektiva moderne dhe interesante mbi problemet e përditshme, përmes punës interaktive me ekspertë të njohur në Malin e Zi dhe jashtë vendit,
• Të vetëdijshëm se për punën tonë, rëndësi të veçantë kanë rrjetëzimi dhe ndërlidhshmëria,
• Të përkushtuar ndaj kulturës politike demokratike evropiane dhe sistemit evropian të vlerave.

 

forum al 2

Ne, alumnistët e brezit të nëntë të Shkollës për Menaxhim Demokratike, formojmë
FORUMIN E MENAXHIMIT DEMOKRATIKE
me objektivat:
• organizimin dhe lidhshmërinë në një mënyrë që do të lejojë ruajtjen e komunikimit midis pjesëmarrësve,
• krijimin e kushteve për arsimim të mëtejshëm në kuadër të SHMD ose shkollave partnere të studimeve politike, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis alumnistëve në bazë të përmbajtjes programore të SHMD,
• krijimi i një kornize formale për mbështetjen e aktiviteteve të përbashkëta të aluministëve të SHMD,
• Kontribuim i vazhdueshëm në proceset demokratike dhe integruese në Mal të Zi.

Puna e Forumit do të jetë publike dhe do t’u mundësojë të gjithë pjesëmarrësve të marrin pjesë në krijimin e punës së tij, dhe të përdorin burimet e tija dhe alimnistëve tjerë.