SDL Program
Programi i Shkollës parasheh 5 module:
– Integrimet evropiane –
Ky modul ka për qëllim që pjesëmarrësit e Shkollës të rrisin nivelin e njohurive lidhur me zhvillimin e idesë së Bashkimit Evropian, si dhe funksionimin e strukturave brenda vendeve të Bashkimit Evropian, për të kuptuar më mirë aspektet e ndryshme të integrimit të vendit në BE duke filluar nga pikëpamja ligjore deri te ajo mediatike. Qëllimi është të rritet niveli i informimit rreth statusit aktual të Malit të Zi në procesin e integrimit në BE, detyrimet që shteti do të ketë gjatë kësaj rruge, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve mbi procesin demokratik nga përvoja e vendeve të tjera.
– Sundimi i ligjit –
Ky modul ka për qëllim që pjesëmarrësve të Shkollës t’u qartësohet koncepti i sundimit të ligjit, të rritet niveli i njohurive të tyre mbi kuadrin ligjor dhe institucional të Malit të Zi për arritjen e sundimit të ligjit dhe mbi sfidat që shoqërojnë këtë proces. Qëllimi është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri të caktuara mbi çështjet kryesore të sundimit të ligjit në Mal të Zi, si korrupsioni, krimi, pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë, ballafaqimi me të kaluarën por edhe me rolin e auditorit shtetëror në rrugën krijimit të shtetit ligjor.
– Të drejtat e njeriut –
Ky modul ka për qëllim që te pjesëmarrësit e shkollës të rrisë nivelin e të kuptuarit të domosdoshmërisë për të respektuar të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në kriteret e Kopenhagës dhe këndvështrimin e misionit të Këshillit të Europës, si dhe në shembujt më të mirë të standardeve ndërkombëtare. Qëllimi është që pjesëmarrësit të marrin njohuri më të gjera mbi kuadrin ligjor dhe institucional të Malit të Zi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe mbi çështjet kryesore të respektimit të drejtave të njeriut në Mal të Zi (diskriminimi, refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit, liria e fjalës dhe e drejta e privatësisë, respektimi i të drejtave të punës dhe të sindikatave si dhe përshtypjet e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Mal të Zi).
– Institucionet përgjegjëse dhe aftësitë e udhëheqjes –
Nëpërmjet këtij moduli, pjesëmarrësit fitojnë njohuri konkrete mbi mënyrën e funksionimit të shoqërive të zhvilluara demokratike, fuqinë e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e tyre. Temat konkrete që do të trajtohen në këtë modul janë: besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore, partitë politike të cilat i përfaqësojnë ata në parlament, koncepti i përgjegjësië së nëpunësve shtetëror, si fitohen aftësitë e udhëheqjes, por edhe atë çfarë çdo udhëheqës duhet të zotërojë.
– Forumi Botëror i Demokracisë Strasburg –
Forumi Botëror i demokracisë është një eveniment që sjell së bashku reformistët dhe udhëheqësit më të rëndësishme të shekullit të 21-të për të punuar së bashku për të gjetur përgjigje demokratike ndaj sfidave ekonomike, sociale dhe politike me të cilat ballafaqohen shoqëritë tona sot. Përveç ekspertëve që marrin pjesë në simpoziumin me udhëheqësit e institucioneve evropiane, anëtarëve të parlamentit në nivel evropian dhe shtetëror, në forum morën pjesë edhe përfaqësues të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e SDR/SHRD të Malit të Zi. Forumi Botëror i demokracisë është një vend i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, identifikimin e problemeve të përbashkëta dhe, me ndihmën e përgjigjeve të mundshme, ballafaqimin me sfidat aktuale sociale.
Pjesëmarrja në shkollë është vullnetare dhe pa pagesë dhe obligimi i vetëm i pjesëmarrësve është ndjekja e rregullt e seminareve në kuadër të shkollës.