Punëtori për përfaqsuesit e OJQ-ve mbi efikasitetin e energjisë
Shkolla e Lidershipit Demokratik me 30 janar organizon punëtorinë për përfaqsuesit e sektorit joqeveritar me qëllim që të forcojnë rolin e tyre në fushën e efikasitetit energjetik dhe në proceset parlamentare.
Në këtë punëtori përveç përfaqësuesëve të OJQ-ve do të marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Efikasitetin e Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë Dragica Sekulliq, e cila do të paraqesë procesin e miratimit të ligjit të ri për përdorimin efikas të energjisë dhe zbatimin e tij, si dhe deputeti dhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet në Parlamentin e Malit të Zi Alleksandar Damjanoviq, i cili do të flas për rolin e Parlamentit në fushën e efikasitetit të energjisë. Nismën rajonale për dijalogun publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë dhe efikasitetin e energjisë do ta prezantojë Jasna Sekulloviq, projekt menaxhere në GIZ, ndërsa masat e efikasitetit energjetik do ti paraqesë Bilana Glligoriq, projekt menaxhere në OJQ “Expeditio”.
Punëtoria është pjesë e fazës së tretë të projektit “Dialogu publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mbi efikasitetin e energjisë”, të cilin Shkolla e Lidershipit Demokratik e realizon vazhdimisht katër vite me radhë në bashkpunim me gjashtë shkollat e studimeve politike të rajonit dhe me mbështetjen e organizatës nga Gjermania për bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Fondit të saj Rajonal mbi efikasitetin e energjisë. Këtë fazë të projektit e përkrahë edhe Fondacioni Federal Gjerman për Ambijentin.