Shpallja e modulit II të RAD/ARD 2014
Prej nesër deri më 11 maj në Shkup do të mbahet moduli i gjeneratës së dytë të Akademisë Rajonale për Demokraci (RAD/ARD 2014). Temat e këtij moduli janë të drejtat sociale dhe të drejtat e punës në dritën e krizës së zgjatur ekonomike.
Cështjet mbi të cilat do të diskutojnë pjesëmarrësit nga shtatë shkollat e studimeve politike janë: Cilat janë arsyet dhe çfarë pasojash ka kriza e zgjatur ekonomike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, çfarë hapash ndjekin dhe si t’u ndihmohet atyre që jetojnë në margjina?
RAD /ARD është një iniciativë të cilën me mbështetjen e BE-së e zhvillojnë shtatë shkolla të studimeve politike, përfshirë këtu edhe Shkollën e Lidershipit Demokratik.
RAD / ARD i këtij viti u dedikohet çështjeve mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave. Më shumë informacion mbi modulin e dytë RAD/ARD mund të lexoni në linkun:
http://www.radwb.eu/2013/events/11-social-and-labor-rights-in-times-of-prolonged-economic-crisis