Enter your keyword

Alumni Seminari i Shkollës të Studimeve Politike në Sarajevë

I dyti me radhë alumni Seminar i Shkollës të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës do të mbahet më 25 dhe 26 qershor në Sarajevë, me temë “Mbrojtja e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme”.

Qëllimi i këtij seminari është një kontribut për të zgjidhur sfidat kryesore politike dhe shoqërore me të cilat Evropa përballet sot dhe për të shqyrtuar rolin dhe përgjegjësinë e liderëve të rinj në zgjidhjen e tyre.

Të udhëhequr nga përvoja e seminarit të vitit të kaluar, organizatorët edhe këtë vit kanë vendosur që tema të jetë në lidhje me temën e Forumit Botëror të Demokracisë i cili do të mbahet në nëntor në Strasburg, fokusi i të cilës do të jetë “liria kundrejt kontrollës – përgjigja demokratike”.

Shkollën malazeze në këtë seminar do ta përfaqsojnë: alumnisti z. Genci Nimanbegu, kryetar i grupit parlamentar të partive shqiptare dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe z. Millan Radoviq koordinator i programit për të drejtat e njeriut në OJQ Aleanca Qytetare.