Deputetët e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës mbi sfidat e dy vendeve në rrugën drejt BE-së
Si Mali i Zi ashtu dhe Bosnje-Hercegovina duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme në miratimin e standardeve evropiane, kryesisht për shkak të nevojave të brendshme të shoqërisë, jo vetëm për shkak se këto janë detyrime që procesi i negociatave, të dy vendeve duhet të përmbushë në rrugën e saj evropiane, ishe një mesazhi kryesor i seminarit që u mbajt nga e enjtja deri të dielën (15 – 18 dhjetor) në Jahorinë në temën e sfidave në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pjesëmarrësit e seminarit, deputetë, përfaqësues të autoriteteve ekzekutive, shoqërisë civile dhe mediave, si dhe zyrtarë të lartë të partive politike të të dy vendeve u pajtuan se standardet evropiane, rregullimi i sistemit ligjor dhe zbatimi i plotë i legjislacionit është prioritet i të dy vendeve, jo vetëm për shkak të plotësimit të kërkesave të kapitujve negociues, por kryesisht si një mënyrë e aplikimit të praktikave më të mira evropiane për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe standardit të jetesës së qytetarëve të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.
Pjesëmarrësit e seminarit, në kuadër të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore (Ballkanit Perëndimor), në veçanti theksuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, si në nivelin ekonomik nëpërmjet përmirësimit të tregtisë, transportit dhe infrastrukturës energjetike, si dhe në fushën politike, kulturore dhe bashkëpunimit të të gjitha segmenteve të shoqërisë. U theksua se qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës duhen të marrin hapa konkret në këtë drejtim edhe atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pjesëmarrësit ranë dakord se paqëndrueshmëria politike në rajon, shpesh e iniciuar, me skajet egoiste dhe afat-shkurte të elitave politike, duke parandaluar një integrim më të fuqishëm të rajonit në të gjitha aspektet dhe përkushtimin e plotë për problemet konkrete të qytetarëve, dhe ne fund poashtu edhe procesin e integrimit në BE.
Deputetët nga Mali i Zi kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen për faktin se pothuajse gjysma e anëtarëve të Kuvendit të Malit të Zi bojkotojnë parlamentin për shkak të çështjes të ashtu-quajtur “Grusht shteti” në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Mendimi i përbashkët është se seminari i cili mbledh një numër të madh të përfaqësuesve të të dy vendeve, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, është një mundësi e mirë për të krijuar një dialog të vazhdueshëm reciprok dhe një mundësi për shkëmbimin e kontakteve dhe praktikat mes dy vendeve fqinje.
Kjo ngjarje është organizuar nga Shkolla e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (Shkolla e Lidershipit Demokratik dhe Shkolla e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës BiH).
Pjesëmarrësit në seminar në anën e Malit të Zi ishin:
- Aleksandar Damjanoviq, PPS, deputet.
- Bojan Zekoviq PSD, këshilltar i Grupit Parlamentar dhe anëtar i Kryesisë
- Branisllav Raduloviq, ISHA, anëtar i Senatit
- Daniella Paviqeviq, PPS, deputete
- Dritan Abazoviq URA, deputet
- Jovan Jole Vuçuroviq, NOVA, deputet
- Mijomir Pejoviq, Demokratët, deputet
- Milica Miniq, redaktore e portalit CDM
- Mirko Staniq PSD, zëdhënës dhe anëtar i Kryesisë
- Nedjelko Rudoviq, URA, deputet
- Satka Hajdarpašić LPCG, këshilltare për çështje evropiane, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe për të rinjtë
- Sead Shahman PB, zëdhënës dhe anëtar i Kryesisë
- Sllaven Radunoviq NOVA, deputet
- Zdenka Popoviq, Demokratët, deputete.