Enter your keyword

Dialogu me bashkësinë ndërkombëtare

Shkolla e Leadershipit Demokratik të mërkurën me 14 qershor në “Centre Ville” në Atlas Capital Center, organizon një ngjarje një-ditore për pjesëmarrësit e gjeneratës të XV dhe alumnistët e Shkollës.

Ngjarja e titulluar “Dialogu me bashkësinë ndërkombëtare”, është konceptuar në formën e dy paneleve në temën e integrimit në NATO dhe BE. Në panelin e parë do të jetë ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi z. Hans Günther Mattern dhe do të flasë në temën “Dialogu me BE-në: Sfidat e Malit të Zi në procesin e integrimit efektiv”. Paneli i dytë mysafir do të jetë ambasadorja amerikane në Mal të Zi znj.

Margaret Ann Uyehara e cila do të flas për dialogun me NATO-n: Obligimet e Malit të Zi pas anëtarësimit në NATO.

Ngjarja e planifikuar është e mbyllur për publikun.

Agjenda është në dispozicion këtu.