Fillimi i gjeneratës XIII të Shkollës për Qeverisje Demokratike
Hapja solemne e gjeneratës së XIII të Shkollës për udhëheqje Demokratike do të mbahet nesër – 9 shtator, në sallën e konferencave të Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë, në orën 11: 00h.
Gjenerata e re e SDR përbëhet nga 24 përfaqësues të partive politike parlamentare, mediave, qeverisë shtetërore, sindikatave dhe OJQ-ve në Mal të Zi. Programi i këtij viti parashikon katër module që do t’u dedikohen të gjitha aspekteve të proceseve të integrimeve evropiane.
Gjeneratën e re me fjalim hyrës do ta shpallë ministri malazez i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, Z. Igor Lukshiq, ndërsa pas tij pjesëmarrësve të shkollës do t’u drejtohen kreu i misionit BE në Mali i Zi, Z. Mitja Drobnič, koordinatori i OKB-së në Mal të Zi, z. Rastislav Vrbenski dhe Ambasadori i Norvegjisë Eks. Nils Ragnar Kamsvag.
Pas fjalëve hyrëse, Profesor Gordana Gjuroviç, pjesëmarrësve të gjeneratës XIII do t’u mbajë një leksion me temën: procesi i integrimeve evropiane, dobitë për Malin e Zi, sfidat kryesore dhe ndryshimet sociale. “
Listën e pjesëmarrësve të gjeneratës së XIII mund ta gjeni në këtë link: www.sdr.gamn.org/index.php/mne/aktuelno-3