Enter your keyword

Filloi moduli I i Akademisë Rajonale për demokraci, 2014

Filloi moduli I i Akademisë Rajonale për demokraci, 2014

Dje në Nish filloi moduli I (21-24 shkurt) i gjeneratës së dytë të Akademisë Rajonale për demokraci. RAD /ARD është një iniciativë të cilën me mbështetjen e BE e realizojnë shtatë shkolla të studimeve politike, përfshirë edhe Shkollën e Lidershipit Demokratik.
RAD /ARD 2014 i dedikohet çështjeve për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave ndërsa moduli I temës “Fytyrat e padukshme të Migracionit të ç’rregullt në Ballkanin Perëndimor”/”Invisible Faces of Irregular migrations in Western Balkans “.

Gjeneratën e këtij viti të pjesëmarrësve të Akademisë Rajonale për Demokraci si përfaqësues të Malit të Zi të ShLD janë: Goran Tuponja (Pozitivna), Snezhana Jonica (SNP), Sanja Mihaljeviq (DF), Sead Shahman (BS), Mirko Staniq (SDP), Mirjana Boshkoviq (Ministria e Brendshme) dhe Ana Radusinoviq (Ministria e Drejtësisë).

Programi vjetor i RAD/ARD përbëhet nga katër seminare katër-ditore dhe vizitë studimore pesë-ditore në një nga vendet e Bashkimit Evropian, kurse pjesëmarrës janë politikanë dhe zyrtarë të administratës shtetërore tëvendeve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilët pritet që në vitet e ardhshme të kenë një rol udhëheqës në zhvillimin rajonal.

Më shumë informata mbi RAD/ARD 2014 gjeni në http://www.radwb.eu.