Enter your keyword

Forumi botërorë i Demokracisë 2016

Në Strasburg, nga data 7 deri më 9 nëntorë do të mbahet Forumi botërorë i demokracisë 2016 me temë “Demokraci dhe barazia – a është edukimi i rëndësishëm?”. Ky forum do të fokusohet në marrëdhëniet në mes demokracisë dhe arsimit dhe se sa i rëndësishëm është për një shoqëri demokratike.

Shkollat, universitetet, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e tjera arsimore duhet të inkurajojnë marrjen e vlerave dhe aftësive që janë thelbësore për demokracinë. Kjo ngjarje, e cila mbledh së bashku rreth 500 pjesëmarrës, liderë nga sfera të ndryshme dhe pjesë të botës, do të përqëndrohet në atë se si edukimi mund të ndihmojë për të kapërcyer pabarazitë në shoqëri. Shkolla e Lidershipit Demokratik, me studentët e saj, do të marrin pjesë këtë vit në këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Axhenda e Forumit është në dispozicion në linkun e mëposhtëm: http://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy/programme-2016