Hapja e gjeneratës së XVI
Të hënën (12 shkurt) në Qendrën e Informimit të BE-së në Podgoricë do të mbahet ceremonia e hapjes solemne dhe paneli hyrës për brezin e ri, gjeneraten e gjashtëmbëdhjetë të Shkollës së Menaxhimit Demokratik.
Këtë vit programin e gjeneratës së XVI të SHMD-së do të hapë zonja Margaret Ann Uyehara, Ambasadorja e SHBA-së, zoti Mladen Chervenyakov, ambasador i Bullgarisë dhe Arne Sanes Bjornstad, ambasadorja e Norvegjisë. Pas hapjes solemne, znj Gordana Gjuroviq, profesoreshë e Fakultetit të Ekonomisë dhe presidente e Unionit malazez paneuropian, do të mbajë një ligjëratë hyrëse në “pozicionin aktual të Malit të Zi në procesin e integrimit në BE”. Pas kësaj, në panelin “Roli i institucioneve shtetërore në procesin e vendosjes së sundimit të ligjit në Mal të Zi” do të flas z Branislav Raduloviq, anëtar i Senatit të Institucionit të Auditimit të Shtetit, znj Marijana Llakoviq Drashkoviq, Drejtoresha e Përgjithshme për Gjyqësi dhe kreu i ekipit negociator për kapitullin 23, dhe Jellena Gjaletiq, prokuror në Prokurorinë e Lartë të Shtetit.
Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë dhe alumnistët e Shkollës, si dhe përfaqësues të organizatave dhe ambasadave ndërkombëtare që veprojnë në Mal të Zi.
Pjesëmarrësit e kësaj gjenerate të SHMD-së do të jenë përfaqësues të partive politike, të organeve ekzekutive dhe legjislative, mediave dhe sektorit civil.
Një axhendë me më shumë detaje në lidhje me aktivitetin mund ta gjeni KËTU.