Lajmërimi i seminarit “Të drejtat e njeriut në Mal të Zi – në mes standardit dhe praktikës”
Aleanca Qytetare nga 7 deri më 9 shkurt organizon seminar për pjesëmarrësit e gjeneratës XII të Shkollës së Lidershipit Demokratik. Tema e seminarit është “Të drejtat e njeriut në Mal të Zi – në mes të standardeve dhe praktikave.”
Fjalimin hyrës në seminar, i cili do të mbahet në Miloçer në hotelin “Maestral”, do ta mbajë ekselenca e tij, Nils Ragnar Kamsvag, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, i cili do të flasë për rëndësinë e Kushtetutës në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, duke iu referuar shembullit të Norvegjisë, e cila ligjin e parë supreme të shtetit e mori 200 vjet më parë. Po të njëjtën ditë, mbi praktikën e gjatë disa dekadash të Institucionit të Ombudsmanit në Mal të Zi , do të ligjerojë ombudsmani, z. Shuqko Bakoviq.
Në ditën e dytë të seminarit mbi legjislacionin në fushën e të drejtave të njeriut i cili bazohet në kriteret e Kopenhagës dhe situatës në Mal të Zi, do të ligjerojë anëtari i Këshillit për Mbikqyrje Civile të Policisë, Z. Aleksandar Zekoviq, ndërsa mbi mbrojtjen institucionale të të drejtave të njeriut në Mal të Zi, do të ligjerojë z. Sinisha Bjekoviq nga Qendra për të Drejtat e Njeriut.
Mbi monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe problemeve më të mëdha në këtë fushë, do të ligjerojë z. Millan Radoviq i AQ, ndërsa në temën e të drejtave të punëtorëve dhe të sindikatave në Mal të Zi do të ligjerojë z. Srgja Kekoviq, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira.
Për statusin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur pas krizës ballkanike dhe në prag të anëtarsimit në UE, do të ligjërojë Z. Aleksandar Çagjenoviq nga UNHCR-ja, ndërsa mbi të drejtat e pakicave në Mal të Zi, do të ligjerojë prof. Dr Ivan Jeliq.
Në ditën e fundit të këtij moduli, z Aleksa Ivanoviq, anëtar i Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, do të flasë në lidhje me kufirin e ndjeshëm në mes të drejtës për lirinë e informimit dhe të drejtës për privatësisë, ndërsa mbi diskriminim dhe mbi faktin nëse ndryshimet legjislative ndikojnë në ndryshimin e praktikës shoqërore, do të ligjërojë Snezhana Jonica, deputete e Parlamentit të Malit të Zi. Ligjeratën e fundit në këtë modul me temë mbi të drejtat e njeriut në Mal të Zi, nga perspektiva e komunitetit ndërkombëtar do ta mbajë zoti Kyle Fielding nga Ambasada Amerikane.
Studentë të gjeneratës së XII të SDR/ARD janë 23 përfaqësues të rinj të partive politike të Malit të Zi, të mediave dhe OJQ-ve.