Enter your keyword

Lajmërimi i vizitës studimore RAD 2014

Vizita studimore në kuadër të RAD 2014, do të mbahet në rajonin e Trentino – Alto Adige, Tirol Jugor- Itali, gjatë periudhës prej 09-12 shtator. Vizita do të realizohet në bashkëpunim me homologët italianë nga Osservatorio Balcani e Caucaso.

Kjo vizitë studimore do të mbulojë shumë tema:
– Ndërtimi i institucioneve lokale
– ndikimi i politikës rajonale UE
– menaxhimi i diversitetit gjuhësor dhe kombëtar në nivel lokal

Akademia Rajonale për Demokraci (RAD) është një nismë e Rrjetit të Shkollave për Studime Politike të Këshillit të Evropës në kuadër të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të kontribuojë në ndërtimin e një kulture të re politike dhe elite të re politike në rajon.

Pë më shumë informata mbi këtë vizitë studimore: http://www.radwb.eu/2013/events/13-study-visit-to-trentino-alto-adige-s-dtirol