Enter your keyword

Letër proteste Misionit Diplomatik të Republikës së Azerbajxhanit në Mal të Zi

Drejtori i Shkollës të Menaxhimit Demokratik Boris Raoniq dorzoi sot një letër protesti Misionit Diplomatik të Republikës së Azerbajxhanit në Mal të Zi për mospërfillje të vendimeve përfundimtare të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga ana e autoriteteve në atë vend. Në vazhdim paraqesim në tërësi letrën proteste.

Misioni diplomatik i Republikës së Azerbajxhanit në Mal të Zi
Këshilltari z. Seyran Mirzazadeh n/d

Subjekti: Letër Proteste për shkak të torturës së z. Ilgar Mammadov dhe mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Z. Mirzazadeh,

në fillim të javës së ardhshme në Budva do të mbahet takimi i rregullt vjetor të drejtorëve të Shoqatës Europiane të Shkollave të Studimeve Politike, por për ku ta di për të cilën herë, pa drejtorin politik të shkollës së Azerbajxhanit g. Ilgar Mamadi të cilin autoritetet e vendit tuaj në mënyrë të paligjshme e mbajnë në paraburgim për shkak të kritikave të Qeverisë së Azerbajxhanit dhe zbulimit të informatave të cilat autoritetet shtetrore donin ti fshehin
Misioni i shkollave të studimeve politike, dhe kështu edhe i shkollës politike në Baku, është forcimi i qeverisjes demokratike, duke krijuar një kulturë të respektimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, por autoritetet e vendit tuaj në vazhdueshmëri pengojnë proceset e tilla, siç shihet edhe nga rasti i z Mammadov.
Edhe pas një viti të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që në rastin e Ilgar Mamadi janë shkelur të drejtat e njeriut dhe se ai u arrestua dhe u mbajt në burg pa evidenca të mjaftueshme, institucionet e shtetit tuaj nuk reagojnë.

Me këtë tregoni esencën jodemokratike të shtetit tuaj, autokracinë diktatoriale, por edhe që nuk rrespektoni vendimit përfundimtare gjuqësore, edhe pse një numër i organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve demokratike, kanë bërë thirrje disa herë institucioneve të Azerbajxhanit për lirimin z Mammadov, vendi juaj ato apele nuk i ka pranuar.
Ju kujtojmë se pasuria juaj e naftës dhe statusi i investitorëve të huaj në Mal të Zi, nuk do të përmirësojnë imazhin e vendit tuaj dhe karakterin e saj.
Nga ju presim që me këtë protestë të njoftoni edhe qeverinë tuaj absolutiste dhe ta bindni se terrori kundër z. Mammadov nuk do të harrohet.

Në Podgoricë. 27.03.2015.

Boris Raoniq,
Kryetar i Aleancës Qytetare
Drejtor i Shkollës së Menaxhimit Demokratik