Moduli i tretë “Të drejtat e njeriut në Mal të Zi – në mes të standardeve dhe praktikës”
Në periudhë prej me 5 deri me 7 shkurt në hotelin “Residence” në Budva, do të mbahet moduli i tretë në kuadër të programit të rregullt të gjeneratës së XIV të Shkollës së Menaxhimit Demokratik.
Tema e seminarit do të jetë “Të drejtat e njeriut në Mal të Zi – në mes standardeve dhe praktikës”. Moduli do të hapet nga ET z. Ambasador i Norvegjisë Arne Sannes Bjørnstad i cili do të flasë për rëndësinë e kushtetutës në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë. Në seminar do të diskutojnë, nga aspektet e ndryshme në lidje me të drejtat e njeriut, Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut z. Shuqko Bakoviq, Zëvendësi i Avokatit të Popullit, z. Sinisha Bjekoviq, profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Malit të Zi, znj. Ivana Jelliq, koordinatori i programit të të drejtave të njeriut pranë OJQ Aleanca Qytetare z. Millan Radoviq, drejtori gjeneral i Drejtorisë për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave pranë Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave z. Leon Gjokaj, Përfaqësuesi i UNHCR-së në Mal të Zi z. Alleksandar Çagjenoviq, anëtar i Këshillit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasjen e lirë të informatave z. Alleksa Ivanoviq dhe Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira z. Srgja Kekoviq. Punëtorinë mbi të Drejtat e Njeriut do ta koordinojë drejtoresha e zhvillimit në OJQ Aleanca Qytetare znj. Aisha Haxhibegoviq.
Gjenerata e XIV e SHMD-së përbëhet nga 23 përfaqësues të partive politike që veprojnë në Mal të Zi, poashtu nga përfaqësuesit e autoriteteve ekzekutive dhe lokale si dhe nga mediat.