RAD bashkon politikantët rajonal
Seminari i parë rreth Akademisë Rajonale për Demokraci do të mbahet ne Mal të Zi, prej me 26 shkurt deri me 1 mars ne hotelin Maestral në Przhno. Këtë vit RAD-i është i përkushtuar sfidave për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe tema e seminarit të parë do të jetë: Qeverisja e mirë ne Ballkanin Perëndimor: Arritjet e tranzicionit demokratik”.
Fjalët hyrëse pjesëmarrësve do ti mbaj Drejtori i Drejtorisë për Këshillëdhënie Politike në Këshillin e Evropës z. Matjazh Gruden, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi z. Mitja Drobniç, si dhe z. Pjer Mirell dekani i sivjetshëm i Akademisë Rajonale për Demokraci dhe ish-Drejtor i zgjërimit të Bashkimit Evropian.
Seminarin do ta vazhdojë me një prezantim Ekselenca e tij Nils Ragnar Kamsvaga, ambasadori i Norvegjisë për Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Ditën e ardhshme, në seminar do të marr pjesë edhe z. Goran Svillanoviq, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkpunim Rajonal.
Akademia Rajonale për Demokraci është nismë e cila tre vite me rradhë realizojnë Shtatë Shkollat e Studimeve Politike të Këshillit Evropian, në mesin e tyre edhe Shkolla e Menaxhimit Demokratik, me mbështetjen e Komisionit Evropian. Çdo vit ky program mbledh rreth 50 pjesëmarrës, liderë politikë nga Ballkani Perëndimorë, në drejtim të fuqizimit të proceseve demokratike, standardeve që kajnë të bejnë me të drejtat e njeriut dhe të pakicave në frymën e bashkëpunimit rajonal si dhe pajtimit në Ballkan.
Drejtorët e shkollave të studimeve politike të Këshillit Evropian për herë të parë në Mal të Zi
Për herë të parë Mali i Zi dhe Shkolla e Menaxhimit Demokratik do të organizojë takimin vjetor të drejtorëve të shkollave për studime politike të KE-së. Takimi vjetor i drejtorëve të shkollave për studime politike është planifikuar për periudhë prej 30-31 mars të vitit aktual. Deri më tani këta takime janë mbajt vetëm në Venedik dhe Strasburg.
Rrjeti i shkollave për studime politike (http://www.schoolsofpoliticalstudies.eu) mbledh 21 shkolla nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Grupi i Vishegradit, Kavkazi dhe Afrika Veriore.
Misioni i shkollave për studime politike është fuqizimi i qeverisjes demokratike në Evrope dhe me gjërë, krijimi i një kulture të respektimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, përmes edukimit të gjeneratave të ardhshme të liderëve politikë, ekonomikë, social dhe kulturorë.