Enter your keyword

Seminari i parë i alumnistëve të SHMP-së “Qeveria lokale dhe decentralizimi”

Në periudhë prej me 6 deri me 8 mars në kuadër të programit të Shkollës së Menaxhimit Demokratik për vitin 2015 do të mbahet seminari për alumnistë me temë “Qeveria lokale dhe decentralizimi- principet dhe sfidat në reforma”. Seminari do të mbledh 24 aluminst të cilët ne 12 vitet u fundit kan kaluar nëpër programin e shkollës tonë, e të cilët momentalisht ushtrojnë funksione të rëndësishme në qeveritë lokale. Pjesëmarrës të seminarit do të jenë edhe alumnistët e SHMP-së nga sektori joqeveritar dhe ai i medijave të cilët punojnë apo janë të interesuar në këtë fushë.

Ditën e parë te seminarit pjesëmarrësit do të vizitojnë Ministrinë e Financave, dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme, pikërisht departamentet përgjegjëse për funksionimin e qeverive lokale. Ditën e dytë te seminarit, profesori Gjorgjije Bllazhiq do të ligjëroi mbi rëndësinë dhe parimet e decentralizimit, ndërsa këshillëtari i Ministrit të Punëve te Brendshme, të cilin e ka deleguar Ambasada e Francës, z. Remy Privat, do të afrojë alumnistëve tonë si funksionon në Francë qeverisja lokale dhe zhvillimi rajonal. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë gjithashtu edhe mbi sistemin e qeverisjes lokale në Angli, si dhe mbi Kartën Evropiane për Qeverisjen Lokale dhe legjislacionin malazez në këtë fushë.

Një pjesë e posaçme e seminarit do t’i kushtohet efikasitetit energjetik. Drejtori i OJQ “Ozon” Alleksandar Peroviq do të flas në lidhje me përgjegjësitë e qeverive lokale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, dhe si mbeturinat mund të përdoren për qëllime të dobishme.

Dita e fundit e seminarit do t’i kushtohet parimeve të efikasitetit energjetik, si dhe legjislacionit të Malit të Zi dhe të BE-së në këtë fushë, e gjithashtu edhe shembujve të praktikës së mirë në nivel lokal në fushën e EE-së.
Seminari i parë i alumnistëve do të mbahet ne hotelin “Residence” në Budva me mbështetjen e Këshillit të Evropës, organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë- GIZ, dhe Fondit të saj Rajonal për efikasitetin e energjisë.