Enter your keyword

Seminari përfundimtar dhe alumni Konferenca e RAD-it

Seminari përfundimtar dhe alumni Konferenca e RAD-it

Në periudhën prej 27 deri më 30 nëntor në Beograd, Akademia Rajonale për Demokraci në vitin 2015, do të mbahet alumni seminari i fundit dhe konferenca përfundimtare e cila do të sjellë së bashku të gjithë pjesëmarrësit e RAD-it.

Tema e Akademisë këtë vit do të jetë “Ndërtimi i institucioneve demokratike”, ndërsa në seminarin e fundit do të diskutohet roli i aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë në hartimin dhe zbatimin e politikave. Tema e alumni konferencës përfundimtare është “Demokracia dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor”. RAD-i këtë vit sjell së bashku pesëdhjetë pjesëmarrës nga shtatë vende të rajonit ndërsa Shkollën e Lidershipit Demokratik e paraqesin shtatë pjesëmarrës –anëtarë të Parlamentit malazez, zyrtarë të lartë vendorë dhe politikanët. Akademia Rajonale për Demokraci është një iniciativë e Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës nga Ballkani Perëndimor me qëllim për të kontribuar në zhvillimin e një kulture të re politike dhe elitave në rajon.

Për më shumë informata vizitoni faqen e internetit:
http://www.radwb.eu/2013/events/20-state-and-non-state-actors-in-effective-policy-implementation-and-oversight.