Enter your keyword

Lajmërimi i seancës për përdorimin efikas të energjisë

Lajmërimi i seancës për përdorimin efikas të energjisë

Ju njoftojmë se të hënen, më 24 mars, në ora 10, në kuadër të sesionit të 49-të të mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet,do të mbahet seanca dëgjimore / diskutimi Konsultativ me temë “përdorimi efikas i energjisë, situata në Mal të Zi, me theks të veçantë në projektligjin për përdorimin efikas të energjisë”.

Seanca dëgjimore / diskutimi konsultativ organizohet si një nismë e Shkollës së Lidershipit Demokratik në bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi – Komisionin për Ekonomi, Financa dhe Buxhet si pjesë e projektit Dialogu publik mbi efikasitetin dhe përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në Evropën Juglindore, dhe me mbështetjen e organizatës nga Gjermania për bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ) dhe Fondit të saj Rajonal mbi efikasitetin e energjisë.

Në seancë do të marrin pjesë partnerë / bashkëpunëtorë në këtë projekt, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Odës Ekonomike, Shoqatës së Bashkive të Malit të Zi, Unioni i Punëdhënësve dhe OJQ-të EXPEDITIO, Qendra Malazeze për Efikasitetin e Energjisë, Green Home dhe Qendra për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave.

Dialogu publik mbi projektin e efikasitetit të energjisë që Shkolla e Lidershipit Demokratik po realizon në bashkëpunim me gjashtë shkollat e studimeve politike nga rajoni, ndërsa vitin e kaluar në Mal të Zi inicoi dhe drejtoi dialogun mbi këtë çështje duke organizuar një sërë të ngjarjeve / aktiviteteve në bashkëpunim me grupet dhe partnerët e synuar të identifikuar nëpërmjet projektit, kryesisht Ministrinë e Ekonomisë, Dhomën e Tregtisë dhe Dhomën e Inxhinierëve të Malit të Zi, Unionin e Bashkive dhe partnerëve nga shoqëria civile.