U mbajt seminari mbi “sundimin e ligjit në Mal të Zi”
Në kuadër të Shkollës së Lidershipit Demokratik, nga data 13 deri më 15 dhjetor, në hotelin “Rezidence” në Budva, u mbajt seminari për pjesëmarrësit e gjeneratës XII me temë ” Sundimi i ligjit në Mal të Zi.” Dita e parë e seminarit ishte e rezervuar për një vizitë studimore në Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Ekonomisë dhe qendrën ETG Eduko. Dita e dytë e seminarit iu kushtua ligjeratave mbi konceptin e shtetit ligjor dhe sfidave të procesit të negociatave në këtë fushë si dhe efikasitetit të gjyqësorit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor. Ligjerues ishin Zoran Pazhin, përfaqësues i Malit të Zi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Natasha Radonjiq, anëtare e grupit punues për Kapitullin 23 dhe Vlado Dedoviq, Drejtor i Departamentit Ligjor në CEMI.
Ditën e dytë, pjesëmarrësit e SDR/SHLD patën mundësi të dëgjojnë më shumë për luftën kundër korrupsionit në Mal të Zi, për çka foli drejtori i Administratës për Iniciativën Antikorrupsion, Vesna Ratkoviq, ndërsa mbi rolin e Institucionit të Kontrollit të Shtetit në procesin e ndërtimit të shtetit ligjor, ligjeroi Branislav Raduloviq, anëtar i Senatit DRI. Po të njëjtën ditë, u mbajt një ligjeratë mbi temën e sundimit të ligjit dhe ballafaqimin me të kaluarën, për çka pjesëmarrësve u foli drejtoresha e programit të Aleancës Qytetare, Aisha Haxhibegoviq. Ditën e fundit të seminarit Shefi i zyres për analitikë, përmirësim të kushteve të punës dhe zhvillimin e policisë, z. Radovan Ljumoviq, mbajti ligjeratën mbi problemin e krimit në Mal të Zi, kurse seminari përfundoi me paraqitjen e hulumtimit mbi qëndrimet e qytetarëve dhe gjyqtarëve për gjendjen e gjyqësorit, për çka foli koordinatori në programet mbi sundimin e ligjit në Aleancën qytetare, Zoran Vujiçiq.
Gjenerata e XII e Shkollës ka mbledhur 24 përfaqësues të rinj të partive politike parlamentare dhe gazetarëve në Mal të Zi.