Enter your keyword

Shkolla Virtuale

Shkolla Virtuale e Lidershipit Demokratik

Pas 10 gjeneratash të shkollës për qeverisje demokratike, me vendimin e Këshillit akademik të SDR, 2011 dhe 2012 u janë përkushtuar punës plotësuese me alumnistët nga gjeneratat tjera të mapërparshme. Përveç një numri të trajnimeve të specializuara, u hap një mundësi tjetër për arsimim plotësues të aluministëve të SDR – Shkolla Virtuale e Lidershipit Demokratik.

Avantazhi i kësaj mënyre të punës është se Shkolla virtuale u vihet në dispozicion të gjithë atyre që kanë qasje në internet. Në këtë mënyrë fitohet një mundësi e të mësuarit, pa pasur nevojë të ndiqen ligjeratat në ndonjë vend të veçantë.

Shkolla virtuale është e organizuar në 10 leksione mbi temat e dialogut, korrupsionit, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sistemin demokratik dhe shumë tema të tjerë që i përgatsin ekspertë me përvojë në fushat që do të trajtohen.

Mësimet u dërgohen pjesëmarrësve me e-mail (në Acrobat Reader) dhe pastaj vendosen në faqen e internetit të Shkollës. Çdo leksion është i gjatë prej 5 deri në 8 faqe, përfshirë këtu edhe informacionin mbi literaturën, materialet plotësuese, pyetjet për diskutim, dhe web linkat ku gjinden më shumë informata mbi temat e ofruara.
Pas marrjes së leksionit, pjesëmarrësit gjatë tre ditëve të ardhshme ia dorëzojnë Koordinatorit të Shkollës pyetjet, komentet dhe opinionet mbi leksionin. Të gjitha këto në mënyrë të sistemuar u përcillen ligjeruesve e më pas përgjigjet e tyre u jipen pjesëmarrësve.

Kjo shkollë është falas.

Nxënësit dhe ligjeruesit pas përfundimit të shkollës do të plotësojnë pyetësorin vlerësues. Të gjitha sugjerimet e dhëna me këtë rast, do të merren parasysh gjatë përgatitjes së aktiviteteve të ardhshme në kuadër të shkollës.

Komplet administrata e Shkollës do të përbëhet nga një ekip i Aleancës Qytetare.