Enter your keyword

Vizita studimore ARD-it dhe Forumi i Berlinit

Vizita studimore ARD-it dhe Forumi i Berlinit

Në kuadër të Akademisë Rajonale për Demokraci 2015, një grup studentësh nga data 1 deri me 5 nëntor do të qëdrojnë për një vizitë studimore në Gjermani, në Berlin.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi për të vizituar disa nga institucionet më të rëndësishme politike dhe të diskutojnë tema të ndryshme me ekspertë në këtë fushë. Si përfaqësues i shkollës malazeze për këtë vizitë studimore do të jetë z. Ardijan Mavriq, nënkryetar i Komunës së Ulqinit. Për më shumë informacione vizitoni faqen e internetit: http://www.radwb.eu/2013/events/19-rad-study-tour-to-berlin

Gjatë javës së kaluar, me 28 dhe 29 nëntor, alumnistja e SHMP-së, deputetja Snezhana Jonica dhe drejtori i SHMP-së Boris Raoniq morën pjesë në Forumin e Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike, i cili poashtu u mbajt në Berlin.

Ideja e Forumit të Berlinit bazohet në një supozim se ka shumë kultura, por një civilizim i cili është i bazuar në të drejtat e njeriut, liri, sundimin e ligjit dhe demokraci. Civilizimi, prandaj, kërkon përmirësim të vazhdueshëm të veprimeve dhe projekteve të ndërgjegjshëm. Ky Forum u organizua nga Shkolla e Moskës të Studimeve Politike (për më shumë informacione:  http://www.schoolsofpoliticalstudies.eu/Berlin-Forum-2015.aspx), ndërsa të dyja ngjarjet u mbështeten nga fondacioni Robert Bosch.