Enter your keyword

Mesazhet dhe udhëzimet e Forumit të III të alumnistëve

Mesazhet dhe udhëzimet e Forumit të III të alumnistëve

Të nderuar alumnistë/e, mysafirë dhe mysafire të Forumit të III të Lidershipit Demokratik,
Në Aktin Themelues të Forumit të Lidershipit Demokratik janë të vendosur në mënyrë të qartë objektivat të cilat përfshijnë organizimin, lidhjet dhe komunikimin e vazhdueshëm në mes të pjesëmarrësve.

SHLD është ajo që krijon kushtet për arsimim të mëtejshëm, duke u lidhur me shkollat partnere të studimeve politike, e mbi të gjitha, bashkëpunimin mes alumnistëve në bazë të përmbajtjes së programit. E gjithë kjo i bën më të forta synimet tona që me një aksioni të përbashkët mund të kontribuojmë vazdimisht në proceset demokratike dhe integruese në Mal të Zi.

Me praninë dhe punën tuaj edhe sot u tregua se kjo lidhje alumniste është e fortë, e cila zgjat dhe arrin qëllimin e ekzistencës sonë dhe themelimit në këtë rajon. Sot, nga ky takim, ne ishim në pozitë që të dërgojmë disa mesazhe dhe disa prej tyre janë:

Në Mal të Zi, është e nevojshme për të siguruar stabilitetin e institucioneve që garantojnë procesin demokratik dhe në këtë kontekst, stabiliteti i parlamentit është kushti kryesor për negociatat e pranimit;
Është e nevojshme për të siguruar lirinë e shprehjes, për të arritur raportimin objektiv si dhe përgjegjësinë për ato media që nuk raportojnë objektivisht;
Inkurajimi i pjesëmarrjes së të rinjve, të cilët besojnë në ndryshime, si dhe të marrin pjesë në proceset sociale;
Roli i sektorit civil ka një rëndësi të madhe në procesin e tranzicionit të Malit të Zi, ku ndarja e brendshme është e madhe;
Të kyçen qytetarët në planifikimin dhe zbatimin e politikave për të bërë një sistem më të suksesshëm;
Është e nevojshme për të forcuar ndërgjegjësimin e vendimmarrësve dhe shoqërisë më të gjerë për rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si një burim i çmuar i Malit të Zi;
Potenciali i vet, besimi në vetveten dhe dëshira për të kapërcyer pengesat janë çelësi i suksesit. Dështimi nuk është përgjegjësi kolektive, por e individëve që udhëheqin procesin;
Për të udhëhequr shtetin apo cilin do sektor nënkupton një vizion të atyre që edhëheqin, ndërsa vizionarëve ju nevoiten ekipe që do të shoqërojnë këtë vizion dhe ta realizojnë.

Mesazhi kyç nga ky takim është se dialogu duhet të vazhdojë dhe është i domosdoshëm, si për procesin e integrimit, ashtu edhe për proceset tjera. SHMD dhe alumnistët e saj për këtë arsye thërrasin të gjithë aktorët shoqërorë të respektojnë kulturën e dialogut, sepse dialogu nuk ka alternativë për zgjidhjen e cilit do problem në të cilin ndodhet shoqëria.