Enter your keyword

SHMD organizon takimin e drejtorëve të Shkollave të Studimeve Politike të KE-së

Mali i Zi dhe Shkolla e Menaxhimit Demokratik në Mal të Zi për herë të parë do të organizoi takimin e rregullt vjetor të drejtorëve të shkollave, anëtare të Shoqatës Europiane të Shkollave të Studimeve Politike.

Takimi vjetor i drejtorëve të shkollave të studimeve politike do të mbahet me 30 dhe 31 mars në hotelin “Avala Resort & Villas” në Budva. Deri më tani, këto takime janë organizuar ekskluzivisht në Strasburg dhe Venedik.

Përveç drejtorëve të shkollave, në takim në Budva të jetë i pranishëm edhe z Matjaz Gruden, Drejtor për Planifikimin e Politikave në Këshillin e Evropës. Takimin do ta hap të hënën, me 30 mars duke filluar në ora 10, Ministri malazez i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian dhe Zëvendëskryeministri, z. Igor Lukshiq, pas të cilit takimi do të jetë i mbyllur për publikun.
Rrjeti i Shkollave të Studimeve politike (www.schoolsofpoliticalstudies.eu) mbledh 21 shkolla politike nga Evropa Lindore dhe Juglindore, vendet e Grupit të Vishegradit, Kaukazit dhe Afrikës së Veriut (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Rumania, Rusia, Serbia, Maqedonia, Turqia, Tunizia, Ukraina dhe Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia).

Misioni i Shkollave të Studimeve Politike është forcimi i qeverisjes demokratike në Evropë dhe më gjerë, duke krijuar një kulturë të respektimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, përmes arsimimit plotësues të brezave të ardhshëm të liderëve politik, ekonomik, social dhe kulturor. Duke njohur rëndësinë dhe ndikimin e shkollave të Studimeve Politike, Komiteti i Ministrave të Këshillit Evropian ka identifikuar Rrjetin e Shkollave të Studimeve Politike si një fushë prioritare në punën e këti institucioni.

Shkolla malazeze ka ekzistuar për 12 vjet, ka rreth 400 alumnist dhe funksionon si pjesë e Aleancës Qytetare.