Enter your keyword

Vizita studimore Norvegjisë “Çka është demokracia në praktikë

Pjesëtarët e gjeneratës së XIV dhe alumnistët e Shkollës së Menaxhimit Demokratik në periudhë nga data 17 deri me 24 tator do të qëndrojnë në Norvegji.

Gjatë vizitës studimore “Çka është demokracia në praktikë”, ato do të vizitojnë dy qytete, Lilehamer dhe Oslo, dhe gjatë vizitave pushtetit ekzekutiv, partive politike, Parlamentit, sindikateve dhe insitucioneve tjera do të kenë mundësinë të njohën më afër me funksionimin e tyre. Kjo është një mundësi ideale për të krijuar kontakte si me alumnistët ashtu dhe me partnerët dhe kolegët nga Norvegjia e gjithashtu edhe për njohjen me praktikat e mira. Këtë modul SHMP-ja e realizon me mbështetjen e Këshillit Evropian dhe Ambasadës së Norvegjisë.

Pjesëmarrësit e gjeneratës së re janë përfaqësuesit e partive politike, pushtetit ekzekutiv dhe mediave.